Fun & Video

VIDEO| Sjellja e mistershme e deleve, ecin në formë rrethi pa u ndalur, për 12 ditë në një fermë kineze

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 18 November 2022

Një tufë delesh janë filmuar dhe fotografuar duke ecur në një rreth për dymbëdhjetë ditë të tëra pa u ndalur.

Delet shihen duke ecur rreth e rrotull në një lëvizje të vazhdueshme në drejtim të akrepave të orës, në Kinën veriore. Pamjet u filmuan në qytetin Baotou në Mongolinë e Brendshme më 4 Nëntor.

Kjo i ka lënë njerëzit të tronditur dhe konfuzë sepse nuk e dinë arsyen pse delet janë sillen në këtë mënyrë të çuditshme.

-Advertisement-

Pronarja e deleve, zonja Miao është po e shtangur me sjelljen e kopesë së saj të deleve.

Zonja Miao tha se filloi me vetëm disa dele përpara se pjesa tjetër e kopesë të bashkoheshe.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, qindra dele shihen duke ndjekur njëra-tjetrën në një rreth. Disa dele të tjera qëndrojnë në mes të një rrethi pa lëvizur.

Nuk dihet se çfarë i nxiti delet të silleshin në këtë mënyrë dhe të bënin këtë shfaqje çuditëse. Ekziston një sëmundje që bën që disa kafshë të duken të çorientuara dhe të fillojnë të qarkullojnë. Listerioza mund të ndezë njërën anë të trurit dhe të bëjë që delja të sillet në një mënyrë të çuditshme.

Shkencëtarët kanë studiuar prej kohësh pse disa kafshë të tjera si peshkaqenët dhe breshkat lëvizin në modele rrethore. Megjithatë, ata ende nuk kanë arritur në një përfundim. /tvklan.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera