Fun & Video

VIDEO që mori miliona shikime/ Tifozët shpëtojnë macen që ra nga stadiumi, të gjithë festojnë si të çmendur

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 13 September 2021

Episode të tillë nganjëherë të kënaqim edhe më shumë se sa ndeshja apo tifozllëku që bën për skuadrën e zemrës.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një ndeshje futbolli amerikan në Miami.

Momenti u filmua dhe bëri xhiron e rrjetit, teksa mori plot 4 milionë shikime në pak orë.

-Advertisement-

Një mace mori vëmendjen e të gjithëve, teksa u var nga një lartësi e konsiderueshme në ballkonin e stadiumit.

Pasi qëndroi disa sekonda duke u varur, macja ra poshtë në tribunën ku qëndronin një grumbull i madh tifozësh, teksa u shpëtua për mrekulli nga këta të fundit.

Kjo video u shpërnda me shpejtësi në rrjet, si një moment tepër pikant, që nuk haset shpesh në stadiume. Madje ajo u pasqyrua edhe nga media prestigjioze, amerikane dhe jo vetëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera