Lajme

Vetura e policisë aksidentohet në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre policë

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 27 April 2022

Një veturë e Policisë së Kosovës është aksidentuar sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Stanovc.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për lajmi.net se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00.

“Aksident me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.

-Advertisement-

Ai ka bërë të ditur se njësitë rajonale të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera