Vetëvendosje: Na dhemb dhe e shohim të papranueshëm dënimin e Salih Mustafës
Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 16 December 2022
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasditen e sotme për dënimin prej 26 vjetëve që Gjykata Speciale ia dha ish-komandatit të UÇK-së, Salih Mustafës.
Në reagimin e LV-së thuhet se dënimi prej 26 vjetëve është i papranueshëm për këtë parti.
“Shpresojmë që në shkallën e Apelit ish-luftëtari Salih Mustafa të pastrohet nga akuzat, të cilat nuk po duket se kanë dëshmi e prova për përgjegjësitë e tij direkte”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e LV-së të publikuar në Facebook.
LV ka rikujtuar se ishte subjekti politik që e kundërshtoi themelimin e Gjykatës Speciale, që tash po gjykon krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “në emër të popullit” të saj.
Në postimin e saj, LV-ja numëron krimet e kryera të Serbisë ndaj shqiptarëve, ndërsa kthehet edhe te situata e tanishme.
“Sot Serbia është e angazhuar në destabilizimin e Kosovës, duke sponsorizuar kriminelë që ngrenë barrikada e që lënë të vdesin nga mungesa e mjekimit vetë qytetarët serbë të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë çdo ditë me luftë duke përmendur kthimin e trupave ushtarake në Kosovë ndërkohë që provon ta destabilizojë edhe Bosnjen e Malin e Zi”
Shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje i LV-së:
Liria dhe pushtimi nuk barazohen kurrë!
Salih Mustafa ka qenë luftëtar i lirisë. Ai bashkë me shokë e shoqe në UÇK u angazhuan për të mbrojtur kombin shqiptar të cilin Serbia dëshironte ta zhdukte prej Kosovës, gjatë viteve të pushtimit.
Dënimi i Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vite burg është i papranueshëm për ne. Shpresojmë që në shkallën e Apelit ish-luftëtari Salih Mustafa të pastrohet nga akuzat, të cilat nuk po duket se kanë dëshmi e prova për përgjegjësitë e tij direkte.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është i vetmi subjekt politik që nuk e ka votuar themelimin e Gjykatës Speciale. Ne besojmë se Kosova nuk ka nevojë për zgjidhje speciale e eksperimente, por për institucione normale si të çdo vendi tjetër. Edhe drejtësia jonë duhet të rrjedhë nga funksionalizimi i gjykatave normale e jo duke themeluar gjyqe speciale.
Mbi 12 mijë shqiptarë janë vrarë nga serbët e armatosur si ushtri, polici e paramilitarë. Mbi 20 mijë janë viktima të dhunës seksuale të përdorur si mjet lufte nga serbët. Ende të pagjetur janë 1653 persona, ndërsa në gjithë vitet e pasluftës janë zbuluar varreza masive me trupa shqiptarësh në Serbi. Mbi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale, fabrika të shqiptarëve janë djegur e shkatërruar nga serbët deri para çlirimit në 12 qershor 1999.
Vetë termi “spastrim etnik” u krijua në Serbi, si një lloj formule për të mos thënë gjenocid. E megjithatë vetëm 26 serbë janë dënuar për krime lufte. Millosheviqit nuk iu shqiptua dënim nga drejtësia ndërkombëtare. Në gjyqin e Stanishiqit, shefit të shërbimit sekret serb që themeloi paramilitarët dhe u përfshi direkt në gjenocid, pati ndikim politik që të mos dënohej rëndë.
Sot Serbia është e angazhuar në destabilizimin e Kosovës, duke sponsorizuar kriminelë që ngrenë barrikada e që lënë të vdesin nga mungesa e mjekimit vetë qytetarët serbë të Kosovës. Ajo vazhdon të kërcënojë çdo ditë me luftë duke përmendur kthimin e trupave ushtarake në Kosovë ndërkohë që provon ta destabilizojë edhe Bosnjen e Malin e Zi.
Prandaj na dhemb dhe e shohim si të papranueshëm dënimin që po i bëhet shqiptarëve si Salih Mustafa, të cilët atëherë po edhe tash janë gjithmonë në pozita mbrojtëse përballë agresionit.
Barazimi i agresorit me mbrojtësin, relativizimi i të drejtës për çlirim e për rezistencë, janë gjëra që nuk do t’i pranojmë kurrë. Atdheun do ta mbrojmë gjithmonë, me çdo kush e me çdo mjet. Lëvizja VETËVENDOSJE! solidarizohet me çlirimtarët, familjet e tyre, dhe gjithë popullin tonë liridashës.
Të tjera
-
Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Wal...
-
Linda Bekteshi: Ju jeni frymëzim i forcës, mençurisë dhe dashurisë që ndriçon çdo brez, çdo rrudhë në fytyrën tuaj tregon histori të një jete të pasur me sakrifica
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Linda Bekteshi me n...
-
Lushtaku viziton bizneset: Theksova rëndësinë e mbështetjes për sektorin e prodhimit dhe nevojën që nxisin rritjen e investimeve dhe krijimin e vendeve reja të punës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 100, Mergim L...
-
Dakaj: Eskalon Lumir Abdixhiku, 60,400.00 euro sponsorizime në Facebook
Në kohën kur premtimet për zhvillim ekonomik dhe forcimin e bizneseve vendore...
-
Xhafer Gashi në Drenas: Me bashkimin tonë dhe përkushtimin ndaj vlerave tona, ndryshimi është i pandalshëm
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së zhvilluan takim në Departamentin e Shtetit së SHBA-ve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjen...
-
Zëvendësministrja Gashi: Kosova kërkon përkrahje të shtuar nga BE-ja për integrimin euroatlantik
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, sot ka marrë...
-
Bashkim Smakaj deklarohet i pafajshëm për akuzat e ZPS-së
Bashkim Smakaj është deklaruar i pafajshëm për akuzat kundër administrimi...
-
Biden: Amerika u bë më e fortë falë politikës sonë të jashtme
Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jasht...
-
Osmani takohet me Walkerin, e falënderon për të vërtetën e Reçakut
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Ambasadorin William ...
-
KFOR-i: Jemi duke patrulluar me Policinë e Kosovës për të ruajtur infrastrukturën kritike në veri
KFOR-i thotë se patrullimet e rregullta dhe angazhimet me përfaqësues të komu...
-
Nesër konferenca për rastin e Liridona Ademajt, merr pjesë edhe vëllai i saj
Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konfere...