Zëvendësministrja Gashi: Kosova kërkon përkrahje të shtuar nga BE-ja për integrimin euroatlantik

Autori: Gazeta inFokus
18:53 | 14 January 2025
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të përfundimit të kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Hungaria.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, Gashi e falënderoi ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik, për bashkëpunimin e treguar me institucionet e Kosovës dhe e përgëzoi për angazhimin që Hungaria ka treguar gjatë kryesimit të Presidencës në Bashkimin Evropian.
Duke reflektuar mbi angazhimin e Presidencës Hungareze të BE-së, zëvendësministrja Gashi vuri në pah se kjo periudhë ka përkuar me një kohë të trazuar për Bashkimin Evropian, e cila u karakterizua nga sfida të shumta gjeopolitike, duke përfshirë luftën në Ukrainë, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si dhe çështje të tjera, si migrimi i paligjshëm dhe konkurrenca ekonomike.
Në këtë kontekst, zëvendësministrja Gashi tha se Presidenca Hungareze ka shënuar suksese të rëndësishme, duke përfshirë miratimin e paketës së 15-të të sanksioneve për Ukrainën dhe anëtarësimin historik të Rumanisë dhe të Bullgarisë në Zonën Schengen.
“Një nga arritjet e rëndësishme për Kosovën gjatë kësaj periudhe ishte miratimi i programeve të reformave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, në kuadër të Programit të Reformës dhe Rritjes. Ky vendim hapi rrugën për një paketë ndihme prej 6 miliardë eurosh, duke përforcuar përkushtimin e BE-së ndaj këtij rajoni”, tha zëvendësministrja Gashi.
Gjithashtu, zëvendësministrja Gashi e vlerësoi Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ku Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, zhvilloi takime me liderë të rëndësishëm të BE-së, duke përfshirë kryeministrin hungarez, Viktor Orbán. Në këtë samit u theksua nevoja për t’i hequr masat e padrejta ndaj Kosovës dhe për ta avancuar aplikimin e saj për statusin e kandidatit në BE.
Megjithatë, Gashi theksoi zhgënjimin për mungesën e progresit në heqjen e plotë të masave të padrejta dhe për mosnisjen e procesit formal për statusin e kandidatit të Kosovës. Ajo shprehu shqetësimin se BE-ja vazhdon ta lidhë integrimin e Kosovës me dialogun me Serbinë, duke i dëmtuar aspiratat e qytetarëve të saj.
“Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në BE është e panegociueshme. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për t ‘i përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet e kërkuara. Presim që Presidenca Polake e BE-së ta avancojë procesin e zgjerimit dhe të sigurojë një qasje të drejtë dhe të paanshme ndaj Kosovës”, përfundoi Gashi.

Të tjera
-
Këto janë tre komunat me pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje deri më tash
Deri në orën 11:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar 168,341...
-
Voton Konjufca: Sot ditë e rëndësishme, në demokraci flet populli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka votuar në qendrën e votimit...
-
Voton Lendita Bekteshi
Kandidatja për deputete Linda Bekteshi, ka votuar. “Me bindjen se çdo votë...
-
Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin
Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të tij tokë...
-
Voton Agim Aliu: Uroj mbarësi në këtë proces zgjedhor
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka kryer obligimin e tij për të vot...
-
Dragashi, komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00, në Komunën e Dragashit kanë votuar vetëm 1.587 qytetarë, ...
-
Ambasadori i BE-së viziton një qendër votimi ka një mesazh për popullin e Kosovës
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar sot një qendër votimi në...
-
Stavileci, PDK: Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka ...
-
Voton Përparim Rama: Kosova feston demokracinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka votuar para disa minutash. Ai ka s...
-
Osmani: Sot është ditë vendimtare, shpresoj që e mbara t’i prij Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të ...
-
Voton e para e vendit – presidentja Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shfrytëzuar të drejtën e saj të vot...
-
Shifra e fundit: Ja sa votuan në përfaqësi diplomatike
Nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejt vote për të votuar në përfaqësitë diplom...