Lajme

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së zhvilluan takim në Departamentin e Shtetit së SHBA-ve

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 14 January 2025

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u pritën në takim nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit, z. Alexander Kasanof në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u ritheksua rëndësia vazhdimit të mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e vendit tonë për integrim në strukturat euro-atlantike.

Në këtë kontekst u diskutua edhe për bashkëzbarkimet e planifikuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombetare me trupat amerikane, që përveç aspektit të rritjes së ndërveprueshmërisë në aspektin ushtarak, do të ketë ndikim pozitiv edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera