Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Autori: Gazeta inFokus
20:05 | 14 January 2025
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment historik që ndryshoi fatin e Ballkanit.
Këtë deklarim, Walker e bëri para promovimit të librit në Prishtinë me titullin: “Reçak: Historia e një krimi lufte”.
Ai e përshkroi këtë moment si një nga më të rëndësishmit në jetën e tij.
“E gjitha që mund të them është s kjo është ajo prej dy ose tri ditëve më të rëndësishme të jetës sime. Nuk ka mendim tjetër në mendjen time se ajo çka ka ndodhur në Reçak është që ka ndikuar në ndryshimin e diçkaje që është e madhe sa i tërë Ballkani… Jam këtu që të mundohem t’i bind njerëzit që ta lexojnë librin për disa gjëra që ndodhën gjatë viteve 1998-1999”, ka thënë Walker.
Libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” sjell rrëfimin personal dhe profesional të ambasadorit Walker, duke përshkruar rolin e tij në zbulimin dhe denoncimin e masakrës së Reçakut më 15 janar 1999, ku forcat serbe masakruan 45 civilë shqiptarë.
Kjo ngjarje ishte një pikë kthese për Kosovën, që më pas çoi në ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë.
Libri ndahet në dy pjesë.
Pjesa e parë përshkruan autobiografinë e autorit, duke filluar nga fëmijëria e deri te karriera e tij 40-vjeçare si diplomat në misione të ndryshme, ndërsa pjesa e dytë fokusohet në përvojat e tij në Ballkan, sidomos në Kosovë gjatë periudhës 1998-1999.

Të tjera
-
Mbi 15 mijë bashkatdhetarë votuan në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
15 mijë e 552 bashkatdhetarë e kanë dhënë votën e tyre në përfaqësitë diploma...
-
Në këtë komunë ende s’ka votuar asnjë votues
Po mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë. Qytetarët po ushtr...
-
Voton Hyra, nëna e Hashim Thaçit
Ka votuar edhe nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Hyra. Ajo...
-
Këto janë tre komunat me pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhje deri më tash
Deri në orën 11:00 sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar 168,341...
-
Voton Konjufca: Sot ditë e rëndësishme, në demokraci flet populli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka votuar në qendrën e votimit...
-
Voton Lendita Bekteshi
Kandidatja për deputete Linda Bekteshi, ka votuar. “Me bindjen se çdo votë...
-
Zgjedhjet në Kosovë, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin
Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të tij tokë...
-
Voton Agim Aliu: Uroj mbarësi në këtë proces zgjedhor
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka kryer obligimin e tij për të vot...
-
Dragashi, komuna me daljen më të ulët në votime deri në orën 11:00
Deri në orën 11:00, në Komunën e Dragashit kanë votuar vetëm 1.587 qytetarë, ...
-
Ambasadori i BE-së viziton një qendër votimi ka një mesazh për popullin e Kosovës
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar sot një qendër votimi në...
-
Stavileci, PDK: Demokracia fiton kur qytetarët marrin pjesë
Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka ...
-
Voton Përparim Rama: Kosova feston demokracinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka votuar para disa minutash. Ai ka s...