Biden: Amerika “u bë më e fortë” falë politikës sonë të jashtme

Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 14 January 2025
Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, në një fjalim gjithëpërfshirës, vetëm një javë përpara se të largohet nga detyra. Ai renditi argumentet se përse duhet vazhduar me të njëjtën qasje, vetëm disa ditë përpara rikthmit në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili është zotuar se do ta ndryshojë drejtimin e politikës së jashtme. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Anita Powell sjell më shumë hollësi mbi fjalimin që Presidentit Biden mbajti të hënën para diplomatëve amerikanë, në Departamentin e Shtetit.
Presidenti Joe Biden e përmblodhi politikën e jashtme në 4 vitet e administrates së tij, duke deklaruar se:
“Aktualisht, në gjykimin tim, falë administratës sonë, Shtetet e Bashkuara po fitojnë konkurrencën botërore. Krahasuar me katër vjet më parë, Amerika është më e fortë, aleancat tona janë më të forta, kundërshtarët dhe konkurrentët tanë janë më të dobët. Dhe ne nuk kemi shkuar në luftë për t’i bërë të gjitha këto të mundura”, tha zoti Biden.
Presidenti u ndal veçanërisht tek mbështjetja e fuqishme në institucionet dhe normat shumëkombëshe të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai përmendi si shembull zgjerimin e NATO-s, duke deklaruar se blloku transatlantik i sigurisë pengoi planin e presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën fqinje.
“Kur Putini sulmoi Ukrainën, ai mendoi se mund ta pushtonte Kievin brenda pak ditësh. E vërteta është se që kur filloi lufta, unë jam i vetmi që qëndrova në qendër të Kievit, jo ai. Putin nuk arriti kurrë”, tha zoti Biden.
Presidenti Biden tha se vendet autoritare si Kina, Irani, Koreja e Veriut dhe Rusia, po lidhen me njëri-tjetrin, më shumë për shkak të “dobësisë se sa forcës”.
Sa i përket konfliktit të rëndë që filloi në Izrael dhe që ka përfshirë rajonin, ai tha se administrata e tij po punonte për t’i dhënë fund luftës, që shpërtheu më shumë se një vit më parë.
Ai vuri veçanërisht në dukje punën e tij në realizimin e shkëmbimit më të madh të të burgosurve në historinë moderne, vitin e kaluar.
Më herët të hënën, në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari i tij për sigurinë kombëtare veçoi përparimin në bisedimet për një marrëveshje që do të bënte të mundur lirimin e personave që mbahen peng nga Hamasi prej më shumë se një viti. “Ne mendojmë se këto hollësi janë në prag të përmbylljes së të plotë dhe palët janë më afër përfundimit të kësaj marrëveshjeje. Nëse do të mundemi që nga kjo fazë që jemi tani, ta përmbyllim marrëveshjen, këtë do ta tregojnë orët dhe ditët në vazhdim”, u shpreh zoti Jake Sullivan.
Ekspertët analizojnë transferimin e pushtetit dhe ndikimin tek politika e jashtme.
“Është shumë e mundur që trashëgimia e politikës së jashtme të Joe Bidenit të jetë ajo e presidentit të fundit të Shteteve të Bashkuara që mbështet rendin botëror që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. Sepse Donald Trumpi dëshiron ta ndryshojë në një mënyrë shumë radikale dhe ndoshta do ta bëjë këtë”, shprehet Jim Kessler nga Organizata ‘Third Way’.
“Kjo ishte një përpjekje e Presidentit Biden për të deklaruar se pati një rikthim të diplomacisë dhe se ai do të lërë gjurmë në politikën e jashtme amerikane. Por kur të vijë koha që historianët të shkruajnë, mendoj se mënyra se si ata do ta kujtojnë Presidentin ka të ngjarë të përcaktohet më shumë nga ajo që do të ndodhë tani”, shprehet Andrew Payne nga Universiteti i Londrës.
Mandati i Presidentit Joe Biden përfundon në 20 janar./VOA/

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten pritet mot kryesisht me diell, me acar të fortë gjatë orëve të...
-
Gashi dhe Bekteshi nga takimet në Prishtinë dhe Obiliq: Vizioni i LDK-së po gjen gjithnjë e më shumë përkrahje
Kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numë...
-
Krasniqi për fjalorin e VV-së: S’po e kursejmë Kurtin, por qytetarëve po duam t’iu japim vizion
Kryetari i Partisë Demokratikea të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin...
-
Ahmeti: Në Ribarin e Madh u pritëm me energji dhe emocion që tregon se jemi nisur veç për fitore dhe asgjë më pak
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahme...
-
Lushtaku: Çdo ditë e më afër fitores së madhe, 100 herë dhe përzemërsisht faleminderit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka ndarë pamje ng...
-
Ferat Shala: Më 9 shkurt së bashku nisim një kapitull të ri për Kosovën, një kapitull për një Kosovë më të mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Sha...
-
Krasniqi: Me Hamzën kryeministër të gjitha premtimet do të realizohen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin ...
-
Rrezarta Krasniqi: Një votë, një vendim – 36 për ndryshim
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Osmani: Amerika udhëhoqi rrugën dhe bota demokratike e ndoqi në mbështetje të lirisë së Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka përmendur presidentin historik të Kosovës, Ibrahi...
-
Bedri Hamza i fton qytetarët në tubimin përmbyllës: Shihemi të shtunën në sheshin Zahir Pajaziti
Bedri Hamza i ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin përm...
-
Kryeministri japonez përballë sfidës për ruajtjen e balancave në takimin e parë me Presidentin Trump
Kur kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba të takohet të premten me President...
-
Luta thotë se 8000 gjilanas ishin sonte në shesh
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Lutfi Haziri, k...