Lajme

Vetëvendosje demanton Lajçakun

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 16 October 2020

Deklaratën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, se në të gjitha takimet me liderët politik në Kosovë është pajtuar për Asociaicionin, e ka demantuar Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu, ka thënë se në takimin me Lajcak temë e diskutimit nuk ka qenë asociacioni, shkruan Gazeta Infokus.

“Në takimin me z. Lajcak është diskutuar për procesin e dialogut në vete. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi z. Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të. Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Kryeziu edhe njëherë e ka përsëritur që kjo temë është e mbyllur për partinë të cilin ai përfaqëson.

“Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi”, ka thënë tutje ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera