Vetëm 541 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19, kështu arsyetohet MSh-ja
Autori: Hateme Smajli
17:06 | 01 Tetor 2021
Vaksinimi masiv në vend ka filluar qysh nga 14 qershori e megjithatë me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19 janë vaksinuar vetëm 541 mijë e 431 qytetarë.
Ani pse në planin shtetëror masiv të vaksinimit parashihej që ky numër i qytetarëve të vaksinoheshin vetëm për 1 muaj.
Tani kur jemi afër fundit të vitit është një numër jo i vogël i qytetarëve që janë vaksinuar vetëm me dozën e parë dhe ende nuk e kanë marrë të dytën. Kjo shifër ka arritur në 802 mijë e 225 persona.
Gazeta Infokus në lidhje me këtë ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të parë se pse një numër kaq i madh i qytetarëve ende nuk e kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.
Të pyetur nëse pas vaksinimit me dozën e parë qytetarët nuk po shprehin më interesim për të marrë edhe dozën e dytë, ministria e ka mohuar këtë ani pse shifrat e vaksinimit flasin ndryshe.
“Zakonisht, ata që marrin dozën e parë, i përmbahen termineve dhe paraqiten për ta marrë edhe dozën e dytë të saj. Termini për dozën e dytë u shkruan në kartelën e vaksinimit, në momentin që marrin dozën e pare. Qytetaret e shtyjnë afatin vetëm kur janë duke përdorur ndonjë lloj terapie apo për ndonjë arsye tjetër, por zakonisht , ata paraqiten për dozat e dyta” është thënë në përgjigjen e zyrës për komunikim të MSh-së.
E megjithatë nga kjo zyrë e kanë pranuar se ka raste kur qytetarët kërkojnë mirëkuptim në vonesat për të marrë dozën e dytë, e sipas tyre marrja e dozës së dytë tolerohet të shtyhet në disa raste.
“Ka prej atyre që kërkojnë mirëkuptim kur vonohen për ndonjë dite, por kjo mirëkuptohet dhe vaksinohen, për me tepër qe edhe marrja e dozës se dytë tolerohet të shtyhet në raste të caktuara. P.sh te Astra Zeneca distanca midis dozës se parë dhe të dytë është prej javës së 4-12, te Pfizer prej 21-28 dite”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Numri në total i personave të cilët janë vaksinuar edhe me dozën e dytë edhe me të parën është mbi 1 milionë e 343 mijë.
Sipas ekspertëve shëndetësorë një person nuk konsiderohet i imunizuar nëse nuk e ka marrë edhe dozën e dytë të kësaj vaksine.
E një gjë të tillë po e thotë edhe infektologu Ilir Tolaj. Sipas tij një person nuk konsiderohet i imunizuar nëse nuk ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës anticovid dhe efekti në këto raste është vetëm 35 deri në 40%.
“Jo, personi vetëm më një dozë të vaksinës nuk konsiderohet i imunizuar. Përjashtim bëjnë ata të cilët e kanë kaluar në mënyre të dokumentuar infeksionin natyror. Tek këta persona mjafton marrja e vetëm një doze të vaksinës. Të tjerët duhet ti marrin dy doza. Edhe ata të cilët nuk mund ta dokumentojnë se e kanë kaluar infeksionin në mënyre të natyrshme, duhet të vaksinohen me dy doza. Një doze e vaksinës mbron në përqindje rreth 35-40% nga infeksioni, dy doza në përqindje 85 -95%”, ka thënë ai për Infokus.
Derisa në botë është filluar të flitet edhe për dozën e tretë në mënyrë që imunizimi të zgjasë dhe të efekti i mbrojtjes të jetë më i madh në Kosovë një numër i madh i qytetarëve ende nuk e kanë marrë as dozën e dytë e shumë prej tyre nuk kanë marrë as të parën./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...






























