Lajme

“Vetëm 2 euro e 40 cent për metër katror”, Miftaraj kritikon zyrtarët politikë pas hulumtimit të Infokus: Flasin për luftë kundër korrupsionit, ndërsa blejnë prona me çmime të ulëta

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 10 July 2026

Gazeta Infokus ka vazhduar me publikimin e hulumtimeve ku me fakte tregon ku babai i deputetit të VV-së Valon Ramadanit i ka privatizuar ndër vite afro 48.3 hektarë pronë e shtetit në të gjitha pushtetet duke filluar nga çmimi 2 euro e 40 cent për metër katror.

E në lidhje me këtë Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar me kritika ndaj zyrtarëve politikë, duke ngritur dyshime lidhur me blerjen e pronave nga figura të pushtetit dhe duke kërkuar hetime më të thelluara për korrupsionin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Miftaraj ka përmendur raste të blerjes së tokave, banesave dhe shtëpive nga zyrtarë të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, duke i krahasuar ato me praktika që, sipas tij, kanë ekzistuar edhe gjatë qeverisjeve të mëparshme.

-Advertisement-

“Baba i deputetit të LVV paska blerë  toke nga 2 Euro e do të ima për m2. Kryetarja e Kuvendit qe vjen nga LVV ka ble banesë 128 m2 për 128 mijë Euro, nga 1000 Euro m2, ne vitin 2025.  Ish ministrja e arsimit qe vjen nga LVV ka ble shtepi me toke ne Sofali veq 200 mije Euro, ne vitin 2025. Kur ka qene ne pushtet PDK njejte edhe ata blenin toka, banesa e shtepi lire. Edhe jetonin mire. Sa po jane ne opozite po hjekin keq, po mbijetojne. Kur po vine ne pushtet po veshen mire, po blejne prona, po jetojne si me qene pronar te naj toke qe iu qet naftë ne vend te ujit. Rroga e vogel ama fitimi i madh.  Dhe po flasin dhe bertasin me luftu korrupsionin. Sidoqofte, Kosova ka nevoje me themelu nje SPAK me hetu korrupsionin ne komunen e Junikut ose Novoberdes.”, ka shkruar Miftaraj./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

HULUMTIMI I RADHËS: Vetëm 2 euro e 40 cent për metër katror – Si i privatizoi NDËR VITE babai i deputetit të VV-së, Valon Ramadani, pronat e shtetit

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy