Lajme

Vetaksident me fatalitet, humb jetën 19-vjeçari në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 26 September 2026

Një 19-vjeçar ka humbur jetën në një vetaksident trafiku që ka ndodhur gjatë mesnatës rreth orës 01:05, në fshatin Lutogllavë të Prizrenit.

Siç ka bërë të ditur Policia, dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e cila ishte e lagësht nga reshjet e shiut, duke humbur kontrollin dhe dalë jashtë rrugës.

Si pasojë, pasagjeri 19-vjeçar, nga fshati Piran i Prizrenit, ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore.

-Advertisement-

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndaluar për 48 orë. Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thotë
Bytyçi.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy