Lajme

Veseli takon përfaqësues të PE-së, thotë se BE-ja është treguar e padrejtë me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 01 March 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka takuar përfaqësues të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, me të cilët siç njofton Veseli kanë diskutuar agjendën evropiane të Kosovës, shkruan inFokus.

Megjithëse thotë se Bashkimi Evropian mbetet prioriteti ynë nacional, kryetari i Kuvendit ka theksuar se BE është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

“I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’u mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Schengen. Sa i përket Dialogut, kemi përkushtimin për një marrëveshje finale me Serbinë, që rezulton me njohje reciproke dhe hapje të perspektives së integrimeve euro-atlantike”, shkruan Veseli në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera