Veriu i Kosovës edhe ujin falas
Autori: Gazeta inFokus
11:59 | 16 Qershor 2017
Për ndryshim nga energjia elektrike shpenzimet e së cilës u faturohen qytetarëve të Kosovës, për ujin që shpenzojnë serbët e veriut të Kosovës paguan Qeveria e Kosovës. Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka pranuar se veriu ka borxh për ujë 9 milionë euro, të cilat sipas tij do t’i paguajë BE-ja.
Përveç energjisë elektrike serbët e komunave veriore të Kosovës edhe ujin e kanë falas, pasi që për ta paguan Qeveria e Kosovës, ndonëse vetëm rreth 10 për qind të borxhit. Pos kësaj ujësjellësi rajonal “Mitrovica” ua dërguan ujin komunave Veriu i Mitrovicës dhe Zveçan me çmime shumë më të ulëta se që u faturohen shqiptarëve në jug, shkruan Zëri.
Kompania ujësjellësi rajonal “Mitrovica” u dërgon ujin rregullisht, por faturimin ia adreson Qeverisë së Kosovës për subvencionim. E ndërkaq shqiptarët e veriut të Kosovës të paktën për mospagesën e shpenzimeve të energjisë elektrike dhe të ujit janë të barabartë me serbët e asaj pjese, ndonëse drejtuesit e ndërmarrjes komunale shërbyese “Ibar” në veri të Mitrovicës janë përpjekur t’ua faturojë shqiptarëve ujin e harxhuar, sikurse që është përpjekur disa herë edhe kompania serbe për furnizim me energji elektrike “Elekstrokosmet”, por nuk ka arritur asnjëherë që ta mbledhë asnjë cent të borxheve.
Veriu i Mitrovicës dhe Zveçani i kanë borxh shtetit të Kosovës 12 milionë euro për ujin e shpenzuar, i cili nuk u faturohet fare shpenzuesve në veri të Kosovës.

T� tjera
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...































