Lifestyle

Vendimi i OKB-së/ Kanabisi, substancë terapeutike

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 03 December 2020

Një komision i Kombeve të Bashkuara votoi për ta hequr kanabisin për qëllime mjekësore nga kategoria e drogave të rrezikshme në botë, një vendim i pritshëm dhe i shtyrë madje në kohë, që mund të hapë rrugën për zgjerimin e kërkimeve për marijuanën dhe përdorimin mjekësor të saj.

Votimi në komisionin për lëndët narkotike, me seli në Vjenë, në të cilin përfshihen 53 shtete anëtare, mori në konsideratë një seri rekomandimesh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për riklasifikimin e kanabisit dhe derivateve të tij. Por vëmendja u përqendrua te rekomandimi kyç për ta hequr kanabisin nga tabela ku ai renditej përkrah drogave të tjera të rrezikshme dhe që krijojnë shumë varësi si heroina apo kokaina.

Ekspertët mendojnë se votimi nuk do të ketë impakt të menjëhershëm në zbutjen e kontrolleve ndërkombëtare sepse qeveritë do të vazhdojnë të kenë juridiksion në klasifikimin e kanabisit. Por shumë vende, shohin konventat globale për referim dhe njohja nga Kombet e Bashkuara është një fitore simbolike për mbrojtësit e ndryshimit të politikave për drogat që thonë se ligji ndërkombëtar është i vjetëruar. Ndryshimi do të çojë në një intensifikim të kërkimeve mjekësore dhe do të forcojë përpjekjet për legalizimin e kanabisit në botë.

-Advertisement-

Marijuana për përdorim mjekësor ka njohur një shpërthim vitet e fundit dhe produkte që përmbajnë derivate të kanabisit, janë shfaqur në industrinë e mirëqenies në formën e kremrave, serumeve, lëngjeve etj. Disa kërkime sugjerojnë se kanabisi mund të mbrojë sistemin nervor dhe të zbusë dhimbjen, ankthin apo inflamacionin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera