Sport

Vendimet e Komisionit të Garave

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 18 September 2018

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 18.09.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 5-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

-Advertisement-

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Llapi” Muhamet Rexhepi me nr 001413M88 (motivi- shkaku i shkeljes së kodit të etikës sportive ku me komentimin e tij në protokollin zyrtar të ndeshjes ka ofenduar referin e ndeshjes me çka i tejkalon kompetencat e tij si person zyrtar në ndeshjen KF Llapi – KF Flamurtari, e zhvilluar në Podujevë me datë 16.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj kryetrajnerit të KF “Llapi“ Bylbyl Sokoli me nr ID 009925M57 (motivi- shkaku i shkeljes së kodit të etikës sportive, deklarimeve në media duke tejkaluar kompetencat lidhur me vendimet e referit të ndeshjes F.Tahiri në ndeshjen KF Llapi – KF Flamurtari, e zhvilluar në Podujevë me datë 16.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj KF “Drita” (Përkatësisht shikuesve të KF Drita) (motivi- ku në minutat 56 dhe 86 kishte hedhje të dy kanaçeve të birrës nga shikuesit në drejtim të fushës ku ishte i vendosur asistenti i dytë në ndeshjen KF Feronikeli – KF Drita e zhvilluar në Drenas me datë 16.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.5 dt. 18.09.2018

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 18.09.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 4-t të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të “Fushë Kosova” Valgjin Bllaca me nr lic 11 dhe nr ID 0004353M95 (motivi- fyerje lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Fushë-Kosova – FC Besa, e zhvilluar në Fushë Kosovë me date 15.09.2018) sipas raportit te personave zyrtar të ndeshjes.

2.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Ilir Syla me nr lic 6 dhe nr ID 002267M95 (motivi- fyerje në referin kryesor të ndeshjes pas akordimit të penalltisë në të mirë të ekipit vendas në ndeshjen KF Dukagjini – KF Vëllaznimi, e zhvilluar në Klinë me datë 15.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj lojtarit të KF ‘Vllaznia P” Emir Rama në nr lic 10 dhe nr ID 000791M89 (motivi- ofendim dhe shtyrje me duar e referit kryesor në ndeshjen KF Vushtria – KF Vllaznia P, e zhvilluar në Vushtrri me datë 16.09.2018 sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj KF “Vushtrria” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes hyrja e shikuesve në fushë nga tribuna si dhe hedhje të gjësendeve në fushë, shishe Pvc të mbushura me ujë në ndeshjen KF Vushtrria – KF Vllaznia, e zhvilluar në Vushtrri më datë 16.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj përfaqësuesit zyrtarë të KF “Vllaznia P” Arsim Ostragllava me nr id 101152922 (motivi- largim nga bankina ofendim dhe kërcënim ndaj referit kryesor të ndeshjes KF Vushtria – KF Vllaznia P, e zhvilluar në Vushtrri më datë 19.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.4 dt. 18.09.2018

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera