Lajme

Vendet e mëdha nuk po janë mjaft të ashpra ndaj sanksioneve, thotë zëvendëskryeministrja e Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 13 March 2022

Olha Stefanishyna, zëvendëskryeministrja e Ukrainës, thotë se vende të tilla si Franca dhe Gjermania nuk kanë shkuar aq larg sa i përket aplikimit të sanksioneve ndaj Rusisë.

Duke folur nga Strasburgu, ku ajo po negocion me liderët e BE-së për kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun, ajo tha për Sky News: “Ata nuk po bëjnë aq sa mund të bënin”.

“E njëjta gjë vlen edhe për blerjen e naftës dhe gazit rus – Gjermania mori vendimin dje që të ndalojë blerjet e naftës dhe qymyrit, por gazi mbetet ende i madh. Çdo qindarkë që shkon në ekonominë ruse shkon për të financuar ushtrinë ruse, e cila në thelb po kryen gjenocid ndaj popullit ukrainas duke masakruar civilë çdo ditë”, shtoi ajo, përcjell Klankosova.tv

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera