Sport

Vedat Muriqi realizon gol tre minuta pas inkuadrimit në lojë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 31 January 2021

Atalanta dhe Lazio po luajnë aktualisht në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në ‘Gewiss Stadium’ në Bergamo, skuadra e Lazio e ka shënuar edhe golin e tretë në minutën e 83’.

Për rezultatin 1-3 ka realizuar sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 80’ dhe vetëm pas tre minutave gjeti golin.

-Advertisement-

Më poshtë keni golin e shënuar nga futbollisti prizrenas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera