Sport

Vedat Muriqi flet para ndeshjes me Gjeorgjinë

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 11 October 2021

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, së bashku me sulmuesi shtatlartë, Vedat Muriqi, po mbajë konferencë për media para ndeshjes me Gjeorgjinë, shkruan Gazeta inFokus.

Muriqi ka thënë se ndaj Gjeorgjisë do të hyjnë për fitore, pavarësisht se nuk ndryshon asgjë në aspektin kualifikues.

“Patëm një ndeshje jo të mirë ndaj Suedisë. Ndaj Gjeorgjisë besojmë të dalim me fitore. Nuk e nënvlerësojmë Gjeorgjinë, e kemi analizu kundërshtarin. Nuk ndryshon asgjë, por për neve është e rëndësishme të fitojmë dhe të shkojmë në kuotën e shtatë pikëve”, u shpreh Vedat Muriqi.

-Advertisement-

Përballja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë luhet të martën nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera