Dimër i rëndë për Kosovën, qytetarëve u kërkohet të përgatiten edhe me dru për ngrohje
Autori: Gazeta inFokus
08:04 | 16 November 2026
Çmimet e larta të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe varësia nga importi po e vënë Kosovën përballë sfidave të reja në prag të dimrit.
Pavarësisht paralajmërimeve për çmime deri në 500 euro për megavat-orë dhe vështirësi në furnizim, mbetet pikëpyetje se çfarë masash konkrete ka ndërmarrë Qeveria për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe për të përballuar sezonin e ftohtë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka paralajmëruar një dimër të vështirë, por pas katër vjetësh paralajmërimesh të ngjashme, pritjet për zgjidhje konkrete mbeten të larta.
Njohës të fushës së energjetikës kanë paralajmëruar për një dimër të rëndë sa i përket furnizimit me energji elektrike, duke kërkuar nga Qeveria ndërmarrjen e hapave konkretë për të përballuar situatën dhe për të lehtësuar barrën për qytetarët dhe bizneset.
Ish-ministri I Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ka paralajmëruar se gjatë muajve të dimrit mund të ketë probleme me furnizim të energjisë elektrike dhe u bën thirrje qytetarëve që të përgatiten edhe me alternativa të tjera për ngrohje.
Sipas Mulajt, Kosova këtë dimër do të ketë më pak kapacitete prodhuese, ndërsa sigurimi i energjisë nga importi pritet të kushtojë më shtrenjtë.
“Ky do të jetë një nga dimrat më të vështirë që ka pasur Kosova që nga paslufta, për shkak se ka edhe më pak kapacitete prodhuese dhe çmimi i blerjes do të jetë më i shtrenjtë. Qytetarët duhet të përgatiten të blejnë dru, sepse mund të mbesin pa rrymë”, ka deklaruar Mulaj.
Ai tha se sigurimi i energjisë elektrike nga importi mund të jetë më i vështirë gjatë sezonit të.
“Lidhur me importin e rrymës, çmimi do të jetë shumë i shtrenjtë. Në raste të caktuara, do të ketë vështirësi edhe për ta siguruar atë, sepse rritet konsumi, pasi në dimër të gjithë shpenzojnë më shumë energji elektrike dhe mund të ketë probleme me furnizim”, është shprehur ish-ministri.
Mulaj vlerëson në fund se për të shmangur situata të tilla në të ardhmen, Qeveria duhet të investojë në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese.
Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, thotë për “Front Online” se reduktimet e energjisë gjatë verës kanë vazhduar edhe në këtë periudhë, ndërsa me afrimin e dimrit pritet të rritet kërkesa dhe çmimi i energjisë elektrike.
Ai vlerëson se mosfunksionimi i duhur i njësive prodhuese dhe importi i energjisë me çmime të larta do ta rëndojnë edhe më shumë situatën për bizneset.
“Gjatë gjithë verës Kosova është përballur me reduktime të energjisë elektrike dhe kjo po vazhdon edhe tash. Fatkeqësisht, do të përballemi me një dimër të vështirë. Blloqet nuk janë duke funksionuar siç duhet energjia po importohet me çmime goxha të shtrenjta dhe, duke shkuar drejt dimrit edhe kërkesa për energji rritet, ndërsa çmimi do të jetë shumë më i shtrenjtë sesa që është aktualisht”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas tij, mungesa e investimeve dhe e konsultimeve me sektorin privat mund të sjellë pasoja për ekonominë.
“Bizneset kanë filluar t’i shfaqin vetë ankesat e tyre. Mosangazhimi dhe moskompletimi i gjithë infrastrukturës energjetike, si dhe marrja e vendimeve pa asnjë konsultim, do të shkaktojnë telashe dhe pasoja të rënda për ekonominë”, ka thënë ai.
Ahmeti tha se bizneset po përballen me një kombinim të vështirë faktorësh.
“Në çfarë gjendje është vendi, nuk ka energji, ndërsa faturat vijnë tri-katërfish më të shtrenjta. Kemi pasiguri të mëdha dhe rritje të kostos për gjithçka”, është shprehur Ahmeti.
Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e mbështetjes për sektorin e biznesit.
“Asnjë veprim nuk është marrë deri tani për asnjë biznes për ta ndihmuar. Kjo është për keqardhje”, tha Ahmeti./Front Online

T� tjera
-
Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Gjini: Fyerje e rëndë ndaj Kosovës
Një këngë nacionaliste serbe e interpretuar gjatë hapjes së Forumit të Zgjeri...
-
Terras reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës: BE-ja t’i japë shpjegime Kosovës
Eurodeputeti estonez, Riho Terras, ka reaguar ndaj interpretimit të një kënge...
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
































