Lajme

Vdes një zyrtar i Shërbimit Korrektues i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 11 March 2023

Ka vdekur një zyrtar i Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjë të cilën e kanë bërë të ditur këta të fundit përmes një postimi në Facebook.

Ata  kanë publikuar edhe një telegram ngushëllimi për familjen e të ndjerit, ku ndër të tjera thuhet se kjo është humbje e madhe për SHKK-në, përcjell Klankosova.tv.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj. Z.Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në”.

-Advertisement-

“Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sylaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera