Lajme

Vdes një polic në poligonin e qitjes me armë në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 16 March 2022

Një zyrtar policor ka vdekur. Policia ka informacione se i njëjti ka qenë në poligonin e qitjes me armë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Express kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani.

Kryeprokurori tha se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

“Policia nuk ka informacione tjera perpos që ka qenë në poligon të gjuajtjes. Prokurori ka dal në vendin e ngjarjes. Informacionet janë se (viktima) është polic”, tha Ujkani për Express.

Aktualisht nuk dihen rrethanat e vdekjes. Policia nuk është deklaruar akoma për rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera