Lajme

Vdekja misterioze e 32-vjeçarit në Kolonjë, familjarët: Dyshojmë se i ka bërë reaksion antibiotiku i dhëmballës, të zbardhet e vërteta

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 24 December 2022

Familjarët e 32-vjeçarit nga Kolonja e Shqipërisë që ndërroi jetë një ditë më parë në rrethana misterioze, thonë se Genti Isai prej disa ditësh kishte dhimbje dhëmballe, por nuk ka pasur asnjë shqetësim tjetër.

Kushëriri i viktimës, Blerti Shabani shprehet se “prej tre ditësh Gentiani kishte dhimbje të dhëmballës”:

“Ishte ënjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafe. Dje shkoi në Ersekë te një dentist dhe mori mjekime. Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje”.

-Advertisement-

Blerti Shabani dyshon se 32-vjeçarit i kanë bërë reaksion antibiotikët që piu për infeksionin e dhëmballës.

Viktimën e kanë transportuar me automjet privat, drejt Spitalit të Ersekës disa bashkëfshatarë.

Ambulanca ka arritur në gjysmë të rrugës dhe mjekët e kanë konstatuar 32-vjeçarin pa shenja jete. Ende nuk përcaktohet qartë nëse ka ndërruar jetë që në banesën e tij, apo gjatë transportimit për në Spital.

Ai ishte fëmija i vetëm i familjes Isai, ndërkohë që pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes. /tch/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera