Lajme

Vdẹkjẫ e 40-vjeçares pasi u gọdit nga vetura në Ferizaj, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 08 August 2024

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e këmbësores e cila vdiq pasi u godit nga një veturë në Ferizaj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se aksidenti dyshohet se ka ndodhur nga pakujdesia dhe se viktima është shtetase e Shqipërisë.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Ferizaj / 07.08.2024-16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren- viktimë femër shtetase e  Shqipërisë e cila pasi ka arritur në QKUK duke mos u bërë ballë lëndimeve ka ndërruar  jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera