Lajme

William Walker: Pas vdekjes dua që trupi im të prehet në Reçak

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 15 January 2025

Sikur çdo përvjetor, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka vizituar Reçakun, vendin ku 26 vite më parë u vranë 45 civil shqiptar.

Walker ishte i pari që më 1999 që alarmoi botën me atë që ndodhi në fshatin e vogël të Shtimes.

Nga Reçaku, William Walker sot pati një porosi emocionale për të pranishmit.

-Advertisement-

“Do të ndjehem i nderuar që të marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës, si dhe pas vdekjes dua që trupi im të prehet në Reçak”, theksoi ai.

Në janarin e ftohtë të vitit 1999, Walker pati vizituar Reçakun vetëm një ditë pas masakrës. Dhe pasi pa trupat e civilëve të vrarë, tha se ky është një krim i rëndë kundër njerëzimit. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera