Lifestyle

Vazo kineze e vlerësuar €2000, shitet për gati 8 milionë pas luftës së papritur të ofertave (fotot)

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 04 October 2022

Një vazo porcelani e stilit kinez Tiankiuping raportohet se është shitur për rreth 4,000 herë më shumë se çmimi fillestar i ankandit, pasi disa blerës të mistershëm ishin të bindur se ishte një vepër e rrallë arti.

Vazoja “e zakonshme” kineze e nxjerrë në ankand në Francë, niste ofertat nga €2,000 por është shitur për afro 8 milionë pas një lufte të ashpër ofertash nga blerës që dukeshin të bindur se kishin të bënin me një vepër të rrallë arti të shekullit të 18-të.

Gjatë shitjes në Fontainebleau pranë Parisit, drejtuesit e ankandit thanë se po habiteshin nga ofertat që vinin pa ndalim nga rreth 20 blerës “kinezë”, derisa ato u ndalën në shumën €7.7m – që është rreth 4,000 herë çmimi i hapjes. Bashkë me tarifat e ankandit drejtuesit thanë se vlera për t’u paguar arrin në €9.12milionë.

-Advertisement-

Vazo e stilit ‘tianqiuping’ ishte nxjerrë në ankand nga një grua që jeton në territoret e jashtme te Frances – teksa pretendonte se i ishte lënë nga nëna e saj e ndjerë.

Shitësja e paemëruar thoshte se nuk e kishte parë kurrë vazon, por kishte pranuar që objekti të merrej nga shtëpia e nënës së saj në Brittany në veriperëndim të Francës, për t’u dërguar në ankandet Osenat.

Kreu i ankandeve Jean-Pierre Osenat tha se ishte një “epidos i cuditshem” për objektin e lënë në trashëgimi disa breza, i ardhur nga “gjyshja e shitëses, që kishte qenë një koleksioniste e madhe në Paris shekullin e kaluar”, sipas Osenat.

‘Tianqiuping’ do të thotë në gjuhën kineze “sferë qiellore” në lidhje me formën e vazos prej porcelani të bardhë e blu, të veshur me shkëlqim e dekoracione dragonjsh e resh.

Cédric Laborde, drejtori i ankandeve Osenat, tha: “Prej momentit të publikimit të katalogut kishte interes të madh dhe shumë njerëz erdhën për të parë vazon, edhe pse ekspertët tanë besojnë se nuk është shumë e vjetër”.

“Kinezët tregojnë pasion për historinë e tyre dhe duan të shtijnë gjithmonë në dorë”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera