Lajme

Vajzat më të prekurat nga shantazhet online, deri në sa mijë euro shkojnë dënimet për ata që publikojnë pamje intime

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 29 April 2023

Me të prekurit nga rastet e shantazheve dhe keqpërdorimeve online dalin të jenë të miturit. Ndërsa vajzat dhe gratë janë ato që përballen më së shpeshti me shantazhe të tilla.      

Prokurori dhe Koordinatori për Trajtimin e Rasteve Kundër Integritetit Seksual, Shpëtim Peci, thotë se mënyra e manipulimit me e madhe është tek te miturit.

“Mënyra për me mujt me manipulu zakonisht është me e lehtë tek të miturit. Prandaj mosha 16-18 vjeçare mundet me u manipulu më lehtë, mundet me u ndiku më lehtë, mundet që personi ose viktima me qenë nën presion të vazhdueshëm, edhe pastaj për shkak moshës së saj mos me e tregu ngjarjen”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Peci ka shtuar se në shumicën e rasteve viktimat janë gra.

“Në shumicën e rasteve janë gra dhe vajza, mirëpo kjo nuk nënkupton që nuk kemi edhe të gjinisë tjetër që ose me u bo pre e viktimës femër, pre e të dyshuarës femër, në raport me viktimën mashkull apo mashkull me mashkull”, ka treguar ai.

Në anën tjetër gjykatësi në Departamentin për të Mitur, Adnan Isufi, thotë se kryerësit e këtyre veprave penale nuk njohin moshë.

“Keqpërdorimet ose kryerësit e këtyre vepra penale nuk njohin moshë. Prandaj të miturit e të gjitha moshave potencialisht janë në rrezik nga veprimet e tilla, mirëpo natyrisht të miturit të cilët janë në mosha më të hershme, fëmijët është një rrezik i shtuar për ta”, ka thënë ai.

Sipas tij, gratë dhe vajzat përballen më shumë me shantazhe të tilla më qëllim të përfitimit seksual, ndërsa tek meshkujt bëhet më shumë për përfitim material.

“Pjesa dërmuese janë femra mirëpo ka edhe raste kur janë edhe meshkujt viktima të këtyre veprave penale. Dallimi është zakonisht në praktikë se tek meshkujt zakonisht veprimet që ndërmerret janë për qëllime të përfitimit material ndërsa në rastet kur kemi të bëjmë me viktima femra në ato raste zakonisht ato bëhen për qëllime të ofrimeve të shërbimeve seksuale kryesisht lidhur me këtë”, është shprehur Isufi.

Në rastet kur këto fotografi apo video mund të publikohen, nga Agjencia për Privatësi, dënimet janë të larta.

“Në fakt publikimi i fotografive dhe videove normalisht që në kuptim të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është shkelje e privatësisë. Gjobat për publikim të paautorizuar të të dhënave personale dhe pa bazë ligjore, normalisht që janë diku prej 20 mijë deri në 40 mijë euro”, ka thënë Krenare Sogojeva-Dërmaku, Komisionere për Informim dhe Privatësi./BetimipërDrejtësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera