Lajme

Vajza e dëshmorit nga Krusha e Vogël e braktis vendin: Kosovë na fal, na u shuajten ëndrrat!

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 05 October 2022

Vajza e dëshmorit të luftës, Erza Shehu nga Krusha e Vogël me një postim në Facebook, ka treguar arsyen pse është larguar nga Kosova.

Ajo ka marrur vendim të shkojë në Gjermani për punësim dhe shkollim pasi nuk ka mundur në Kosovë të gjejë punë.

“Në vendin ku i dhash të gjithë, babin, gjyshin, axhin tashme po rinise nje fillim te ri në kurbet , shkollim e punesim ne vend te huaj!…Kosovë na fal, na u shuajten ëndrrat!”, ka shkruajtur Shehu.

-Advertisement-

Tutje, ajo ka thënë tash e 23 vite ka parë ankesat e politikanëve për pagat e tyre maksimale përderisa të tjerët jetojnë me paga të ulta.

“Tashmë plot 23 vitë përderisa shohim ankesat e politikanëve për pagat e tyre maksimale, shumë nëna kanë jetuar dhe jetojnë tash e 23 vite me paga aq të ulta , saqë nuk jemi në gjendje ne si femijë të martirëve te shkollohemi apo të kemi një punë të sigurt nga pakujdesia e shtetit!”,tha vajza e dëshmorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera