Vaj ulliri me kripë/ Si ta përdorni kundër problemeve me kockat

Autori: Gazeta inFokus
13:41 | 14 February 2022
Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur. Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë.
Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues. Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë. Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera. Në këtë artikull do të mësoni për një trajtim të fuqishëm kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit.
Vlerat e Vajit të Ullirit
Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë. Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave. Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur. Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit. Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme.
Vlerat e Kripës së Detit
Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin. Kripa e detit përmban magnez që forcon indet. Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockave dhe muskujve. Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.
Kura me Vaj dhe Kripë Për Dhimbjet e Kockave
Përbërësit:
1 gotë me ujë
20 lugë gjelle me vaj ulliri
10 lugë gjelle me kripë deti
Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kockave
Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku. Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta. Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta. Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë. Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë. Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm.
Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë. Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet. Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër. Ju këshillojmë ta provoni këtë kurë. Nuk keni asgjë për të humbur, përkundrazi mund të përfitoni shumë.

Të tjera
-
Kelmendi: Pse Albin Kurti e lavdëroi sot Vuçiqin?!
Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar deklaratën e Kurtit se vetëm në Kosov...
-
Kupchan: Mendoj se është vetëm çështje kohe kur Kosova do të jetë në NATO
Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barack Obamës, ka thënë se është çështje k...
-
Cakolli i KDI ia gjen Kurtit edhe 18 shtete të tjera ku partia e parë ka fituar më shumë se e dyta dhe e treta bashkë
Eugen Cakolli i KDI-së ka shkruar në profilin e tij në “facebook”, duke tregu...
-
“Koha ka mbaruar, fitorja do të jetë e jona”, vazhdojnë protestat masive të studentëve në Serbi – policia përdor gaz lotsjellës
Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot ...
-
Hapet “Tuneli i Kurrizit”, i transformuar krejtësisht
Tuneli i Kurrizit është hapur të shtunën pas disa muajsh punime për transform...
-
Përfshihet nga fla*kët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar
Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës. Nuk di...
-
Ish-këshilltari i sigurisë së Trump: Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk mund të imponohet nga jashtë
Edhe pse Ballkani në sytë e ish-këshilltarit të sigurisë së presidentit Donal...
-
Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zja*rr pasi e gjuajti cigaren
Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dysh...
-
Fëmijë i braktisur në veturë në 43°C – policët thyejnë xhamin për ta shpëtuar
Një foshnjë u shpëtua nga një situatë potencialisht fatale në qytetin Corona ...
-
Bajrami: Propozimet e Kurtit janë shkelje flagrante kushtetuese
Shefja e GP Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas takimit të...
-
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë e një qytetar
Gjashtë vetura janë përfshirë në një aksident në Tiranë. Si pasojë e aksid...
-
Çmimi i naftës në botë drejt rënies më të madhe në dy vjet
Çmimet e naftës u rritën të premten, megjithatë projeksionet po tregojnë se d...