Rozë

Urimi nga nëntoka i Vesa Lumës: Mi ka zënë tërmeti këmbë e duar

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 29 November 2019

Tërmeti katastrofik që ka kapluar Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit ka nxitur solidarizimin e organizatave, politikanëve dhe emrave të tjerë të njohur për të gjithë të prekurit.

Edhe këngëtarja e njohur Vesa Luma ka publikuar disa rreshta tepër të ndjerë për të gjithë viktimat që shkaktuan lëkundjet e fuqishme, të cilat janë bërë virale.

Shumë persona janë përlotur nga poezia e publikuar që flet për faktin se Festat e Nëntorit i gjeti një rast tragjik.

-Advertisement-

Shkrimi i Vesa Lumës:

‘Urim nga nentoka

Spo me len rrenoja ,me pengon nje gur Me ngreh dolli per ty, i shtrejti flamur Mi ka nxane termeti, kembe e duar Nga nenerrenoja i pa fuqi u them gezuar

Ah me mujt tash doren, vec pak me liru Sepaku sot flamurin, me ju me valvu Nese kete deshire, nuk munde ta arrije Kur tme nxerrni t vdekur, ma jepni ne gji

Ah sa e ndjej, nga ketu une varrin Cdo gure qe ma hjek, e ndjej kosovarin Edhe nese nuk dal, i gjall nga nentoka Vec flamurit tim, s’dua tjeter te koka

Ketu nga nentoka, ndihen shume ofshama Sikur mund t ju them, disa fjal te mbrama Themelet u lekunden, por ktu nuk mbaron N themelet e rea, me shume se nkufi beton

Po e ndjej ndihmen, nga cdo vullnetar Po ua shoh lotin, o popull shqiptar U fal penzioni, per ndihme kete her U fal edhe ndihma, nga njerzit me kancer

Nuk po dalloj me, a eshte terr a drite Mos ma ulni flamurin, por larte me e ngrite Nese Zoti keshtu, e paska shkru me vdeke Ju qe mbijetuat, ndryshoni pak ne jete

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera