Lajme

Ukrainasit ‘shkatërrojnë’ rusët në Mariupol/pamje

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 19 April 2022

Një video me dron e publikuar nga regjimenti Azov i Ukrainës tregon se beteja për Mariupolin nuk do të jetë e lehtë. Ukrainasit kanë thënë se do të luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut për të mbrojtur qytetin, dhe pikërisht në videon e publikuar prej tyre duket një kundërsulm i fuqishëm i tyre ndaj rusëve.

Për mariupolin, rusia një ditë më parë dha një ultimatum për tu larguar , pasi në të kundërt do të sigurohej që asnjë prej atyre që luftojnë për ta mbrojtur të mos mbetet i gjallë.

Në muajin e dytë të luftës , rusia duket se po përdor të gjitha forcat. luftime të ashpra u zhvilluan të hënën edhe në disa pjesë të tjera në Ukrainës, ku raketa ruse shkatërruan disa zona në lindje të qytetit perëndimor të Lviv duke lënë pas 7 të vdekur.

-Advertisement-

Po ashtu bombardime u raportuan edhe në kryeqytetin Kiev, të cilat që kur ukrainasit çuan në fund të detit të zi anijen Moskva janë bërë më të shpeshta. Ndërkohë sulme pati edhe në në kharkiv, ku të paktën dy persona thuhet se kanë humbur jetën, ndërsa në rrezen e sulmeve ishte edh qyteti jugor i Mykolaiv, pranë portit të Odesa.

Tani zyrtarët amerikanë dhe ata perëndimore thonë se Rusia po grumbullon forcat për një sulm final për të marrë lindjen e Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera