Sport

UEFA shpallë fituesin e golit më të bukur të fazës së grupeve (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 20 December 2018

UEFA ka shpallur fituesin e golit më të bukur të fazës së grupeve në Champions League.

Në listën e ngushtë, Barcelona kishte dy lojtarë të nominuar.

Goli fitues ishte ai i Ivan Rakitic nga distanca në fitoren, 4-2 kundër Tottenhamit në ”Wembley”.

-Advertisement-

Kurse, lojtari i dytë i Barçës i nominuar ishte ai i Ousmane Dembeles kundër Tottenhamit në ”Camp Nou”.

I nominuar për këtë çmim ishte edhe goli i Mauro Icardit kundër Tottenhamit në ”Giuseppe Meazza”, si dhe i CR7 kundër Manchester Unitedit.

Përndryshe, tashmë është hedhur edhe shorti për fazën e eliminimit direkt, ku Barcelona do të përballet me Lyonin, Tottenhami me Dortmundin, Juventusi me Atleticon, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera