Lajme

‘‘UÇK’’, protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së edhe në Gjermani e Finlandë, LKE ndan pamjet: Jo në emrin tim

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 26 September 2026

Protesta në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale, e  cila dënoi ish-krerët e UÇK’së, janë mbajtur edhe në vendet e Evropës.

Platforma Liria ka Emër, ka njoftuar për të tilla në Gjermani dhe në Finlandë, më saktësisht në Hamburg dhe Helsinki.

Nga pamjet e ndara të LKE’së, shihet numër i madh pjesëmarrësish që dëgjohen me thirrjet ‘’UÇK’’.

-Advertisement-

Postimet e LKE:

Edhe në HAMBURG të Gjermanisë diaspora shqiptare një zëri thotë: JO NË EMRIN TIM.

Gjithmonë me UÇK-në.

#LiriaKaEmër

Në HELSINKI të Finlandës protestohet kundër padrejtësisë ndaj liderëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

#LiriaKaEmër

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy