Lajme

U takua në Tiranë me Sveçlën, Gjinin e Abrashin, reagon partia e Gjuriq

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 08 December 2019

Mbrëmë nga kryeqyteti i Shqipërisë, u bënë publike disa fotografi që dëshmojnë një takim në mes të shefit të të ashtuquajturës zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, me Xhelal Sveçlën, Ardian Gjinin e Arban Abrashin.

E pas këtij takimi, ka reaguar edhe partia e Marko Gjuriq, SNS, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Nëpërmjet një komunikate për media, SNS thotë që Gjuriq në Tiranë do të qëndrojë deri më 9 Nëntor.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe, sipas tyre do të zhvillohen takime të ndryshme si me pëfaqësues nga Kosova, ashtu edhe nga Shqipëria, Bosnja e Maqedonia Veriore, shkruan gazeta inFokus.

“Marko Gjuriq është pjesëmarrës në një tryezë të përbashkët  për bashkëpunim rajonal që do të zhvillohet nga 7 deri më 9 dhjetor në Tiranë. Gjatë kësaj kohe në Tiranë, jashtë konferencës ai do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues politik nga Bosnja, Maqedonia Veriore, Shqipëria e Kosova, si dhe me përfaqësues opozitarë të Serbisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thonë që ky është organizimi i dytë i tillë, që është bërë nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, e që për qëllim ka avancimin e rarpoteve të shteteve të rajonit.

Sipas partisë së Gjuriq, mbledhja e parë ishte mbajtur në Shkup nga 18 deri më 20 Tetor.

Ndërsa, Vetëvendosje, pas publikimit të fotografive ka thënë që ky nuk është takimi i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.

“Ky nuk është takim i Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin, por është pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare, me të gjitha subjektet politike të rajonit, që po mbahet me temën “Bashkëpunimi Rajonal” nën organizimin e organizatës CIG”, ka thënë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje, Vetëvendosje ka thënë se në këtë takim ka edhe zyrtarë të tjerë nga partitë e tjera nga Kosova dhe nuk është takim i përveçëm.

“Në tryezë janë shumë edhe shumë zyrtarë të tjerë të partive nga Kosova, përveç shumë subjekteve rajonale, e jo takim i përveçëm”, ka thënë zyra për media Vetëvendosjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera