Lajme

U propozua nga Rama, Begaj dekreton Arben Kingjin si shefin e Shtabit të Ushtrisë

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 03 August 2022

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar dje emërimin e gjeneralit Arben Kingjit si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ky dekretim vjen pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.

Kingji do të zëvendësojë në këtë post vet Bajram Begajn, i cili u shkarkua pas propozimit për t’u bërë President i Republikës.

Gjeneral brigade Arben Kingji mbante deri tani detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Më herët ai ka qenë Komandant i Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

-Advertisement-

Njoftim i presidencës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak.
Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University. Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës./voxnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera