U mbajt punëtoria e radhës për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran

Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 03 December 2022
Grupi i ekspertëve u mblodh sot për të hartuar ligjin dhe statutin e Fondit Sovran të Republikë së Kosovës. Dy dokumentet do të themelojnë dhe funksionalizojnë Fondin Sovran, si organizatë kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që ishte pjesë e kësaj punëtorie, tha se hartimi i ligjit dhe statutit të këtij fondi kërkon kohë, përkushtim dhe dedikim, teksa i falënderoi grupin e ekspertëve për gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj ndërmarrjeje të rëndësishme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gjatë punëtorisë u trajtua puna e deritanishme dhe u diskutuan planet kohore për draftet e para.
Qeveria e vendit, në mbledhjen e 81-të të saj kishte miratuar Koncept-dokumentin e Fondit Sovran i cili përcakton qëllimet, funksionin dhe mandatet e fondit, si dhe parasheh gjithë procesin që duhet të ndjekë Qeveria e Republikës së Kosovës deri në themelimin e fondit.
Ky fond do të administrojë ndërmarrje e asete të Kosovës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Të tjera
-
Shenoll Muharremi: Financimi nga FMN nuk është grant, është kredi që do të kthehet me interes
Analisti ekonomik, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas njoftimit të Qeverisë së...
-
Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Në samitin e NATO-s u tha për vigjilencë të shtuar në Kosovë
Në prag të Samitit të NATO-s që do të mbahet në Hagë, Ministri i Mbrojtjes së...
-
Shkëlqim Devolli pritet nga Kryeministri Mickoski, merr ftesë për shtrirje të gjerë të investimeve në Maqedoni
Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation, është pritur sot në një tak...
-
OVL UÇK: Të përfundojë menjëherë trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues i të paraburgosurve në Hagë
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së tha se shpreh “shqetësimin e saj ...
-
Aksident i rëndë në Marec
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Marec të Komunës s...
-
KQZ do t’u dërgojë fletëvotimet votuesve jashtë Kosovës që zgjedhin për të votuar me postë
Çdo shtetasi të Kosovës që regjistrohet për të votuar nga jashtë Kosovës dhe ...
-
Studim: Kafeja mund t’ju ofrojë plakje të shëndetshme
Shumica e njerëzve që pinë kafe e vlerësojnë energjinë e shpejtë që kjo pije ...
-
Aeroporti i Prishtinës shënon Ditën e Mjedisit me ekspozitë kundër ndotjes nga plastika: Ripërdor, rimbush, reciklo
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” e ka shënuar Ditën Bot...
-
Haradinaj me KDI: Bllokada e VV-së, e dëmshme – AAK-ja e përkushtuar të jetë pjesë e zgjidhjes
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur përfaqësuesit e Institutit Dem...
-
Musliu i reagon deputetes së VV-së: Si asnjëherë më parë, në qeverinë KURTHI janë përndjekur pjestarët e UÇK-se dhe familjet e dëshmorëve
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deputetes së VV-s...
-
Vetëvendosje cakton deputetin Halil Thaçi kandidat për kryetar të Obiliqit
Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar deputetin aktual Halil Thaçi si kandidat për...
-
Vendimi i Qeverisë Kurti për lehonat, Cakolli: I drejtë dhe i duhur, por s’është në përputhje me ligjin
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se vendimi i sotëm i qeverisë në detyrë për dy...