Hamiti: Kurti nuk e donte pavarësinë e Kosovës, tash e ka kap dhe nuk po e lëshon pushtetin
Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 05 June 2025
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti, si përgjegjësit kryesorë për bllokadën institucionale në vend. Sipas tij, partia në pushtet po mban peng demokracinë dhe rendin kushtetues.
Në një reagim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka rikujtuar qëndrimet e mëhershme të VV-së, duke thënë se ky subjekt politik nuk e ka përkrahur pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
“E sollën në pushtet njeriun dhe formacionin politik që s’e donin pavarësinë e Kosovës, ndërsa tash e kanë kapur pushtetin dhe s’duan ta lëshojnë,” ka shkruar ai.
Hamiti ka theksuar se nën udhëheqjen e Vetëvendosjes, vendi është përballur me pasoja të rënda në arenën ndërkombëtare, duke përmendur për herë të parë sanksione ndaj Kosovës.
“E kanë katandisur rendin demokratik dhe kushtetues në Kosovë. Nën kujdestarinë e tyre, vendi ynë është nën sanksione ndërkombëtare për herë të parë në historinë e vet. Faji nuk është jetim,” përfundon reagimin e tij Muhamet Hamiti.

T� tjera
-
Hong Kongu rrit parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026 në 4,8 për qind
Hong Kongu e ka rritur parashikimin e rritjes së PBB-së reale për vitin 2026 ...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...

































