Aeroporti i Prishtinës shënon Ditën e Mjedisit me ekspozitë kundër ndotjes nga plastika: Ripërdor, rimbush, reciklo

Autori: Gazeta inFokus
16:41 | 05 June 2025
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” e ka shënuar Ditën Botërore të Mjedisit, përmes një ekspozite kundër ndotjes nga plastika.
Kjo ekspozitë nxjerr në pah ndikimin e dëmshëm që ka përdorimi i plastikës – jo vetëm për mjedisin e përbashkët, por edhe për shëndetin e çdo njërit. Në ambientet e aeroportit janë vendosur artikuj nga plastika, ku janë dhënë informata për periudhën e gjatë kohore që u nevojitet për t’u dekompozuar. Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e udhëtarëve, të cilët kanë ndjekur këtë aktivitet, shkruan Reporteri.net.
Përmes këtij aktiviteti simbolik, është theksuar rëndësia e reduktimit të përdorimit të plastikës si hap kyç drejt një mjedisi më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.
Nën moton “Ripërdor. Rimbush. Reciklo”, ekspozita kishte për qëllim të nxisë reflektim dhe veprim konkret, si pjesë e përkushtimit ndaj mbrojtjes së mjedisit.
“Një ambient më i shëndetshëm vjen me reduktimin e përdorimit të plastikës. Ripërdor. Rimbush. Reciklo ”, ka nënvizuar aeroporti.
Dita Botërore e Mjedisit, që çdo vit më 5 qershor mobilizon miliona njerëz në të gjithë botën, këtë vit fokusohet në ndikimin e plastikës – një nga ndotësit më të mëdhenj të natyrës dhe jetës së përditshme.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngje...
-
Paralajmërohet mbyllje e bizneseve e largime nga puna pas vendimi të ZRrE-së
Që nga data 1 qershor bizneset të cilat kanë më shumë se 50 punëtorë kanë dal...
-
Sulmet izraelite vrasin shefin e inteligjencës së forcave të armatosura iraniane
Irani ka konfirmuar se kreu i njësisë së inteligjencës së Gardës së Revolucio...
-
Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2750 km për 36 ditë: Ishte udhëtim shpirtëror
E nisi rrugëtimin e tij 36 ditë më parë nga qyteti i Cambridge-it në Angli, d...
-
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme për bisedime me Iranin
Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë të gatshme të zhvillojnë bisedime...
-
Propozimi i LDK-së vlerësohet i parealizueshëm
Propozimin për qeveri tranzicionale, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Irani paralajmëron banorët e Izraelit: Evakuohuni nga zonat e vendeve të rëndësishme ushtarake
Ushtria e Iranit ka lëshuar paralajmërim për banorët e Izraelit që të evakuoh...
-
Irani godet një ndërtesë banimi në qytetin verior izraelit Haifa
Teherani ka goditur një ndërtesë në qytetin verior të Izraelit, Haifa. Laj...
-
Gjetjet e auditorit: Pjesëtarët e FSK-së nuk morën kompensimin e plotë
Kompensimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumicën e rasteve...
-
Refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati:Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të ...
-
Njohja nga Serbia si prioritet, Lekaj mbështet qasjen e Trumpit
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fund...
-
Konflikti me Iranin/ 5 shqiptarë të bllokuar në Izrael, Meri Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Për shkak të konfliktit Izrael-Iran, 5 shtetas shqiptarë kanë mbetur të bllok...