OVL UÇK: Të përfundojë menjëherë trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues i të paraburgosurve në Hagë

Autori: Gazeta inFokus
17:08 | 05 June 2025
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së tha se shpreh “shqetësimin e saj të thellë” lidhur me zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe tha se refuzimi i vizitës së Avokatit të Popullit për të akuzuarit në Hagë pasqyron “nivelin e zhgënjimit dhe mospërfilljes që kanë përjetuar ata”.
“Refuzimi i vizitës së Avokatit të Popullit nga z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Rexhep Selimi dhe z. Jakup Krasniqi, pasqyron qartë nivelin e zhgënjimit dhe mospërfilljes që kanë përjetuar ata ndaj një institucioni që në teori duhet të mbrojë të drejtat e tyre, por që ka zgjedhur të heshtë përballë shkeljeve të rënda që po ndodhin. Qëndrimi i tyre është një mesazh i fuqishëm se kjo gjendje nuk mund të normalizohet dhe as të justifikohet.
Për më tepër, kufizimet ekstreme në takimet me avokatët dhe ndërhyrjet arbitrare në përgatitjen e mbrojtjes ligjore përbëjnë cenim të drejtave themelore të njeriut dhe shkelje të rënda të së drejtës për një proces të drejtë gjyqësor. Siç është raportuar në media, takimet po organizohen në mënyrë të papritur dhe në kushte të papërshtatshme, duke penguar seriozisht funksionimin efektiv të mbrojtjes.
Këto shqetësime i ka ngritur edhe Avokati i Popullit i Kosovës, i cili ka deklaruar publikisht se mbajtja e gjatë në paraburgim dhe mungesa e vendimeve të drejta për lirimin e përkohshëm bien ndesh me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe e përbëjnë trajtim jo të dinjitetshëm”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.
OVL-UÇK i ka listuar edhe disa thirrje:
1. Të përfundojë menjëherë trajtimi çnjerëzor dhe poshtërues i të paraburgosurve.
2. Të garantohen pa vonesë të gjitha të drejtat e tyre, përfshirë qasjen e plotë dhe të pandërprerë në mbrojtje ligjore.
3. Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara të mbajë qëndrim publik ndaj shkeljeve dhe të mos bëhet palë në heshtje me një sistem të padrejtë.
4. Të bëhet rishikim i menjëhershëm i kushteve të paraburgimit dhe të shqyrtohet seriozisht mundësia e lirimit të përkohshëm të tyre.
“Luftëtarët e UÇK-së nuk kanë luftuar për drejtësi të njëanshme, për paraburgime pa fund dhe për t’u poshtëruar në emër të një drejtësie që hesht përballë padrejtësisë. Drejtësia e vërtetë fillon me respektimin e dinjitetit njerëzor”.

Të tjera
-
Deputeti Veton Berisha thotë se u sul*mua nga anëtari i kryesisë së partisë së Elbert Krasniqit
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka thënë se dje është ...
-
Ulqin: I konfiskohet vetura luksoze shtetases së Kosovës, kërkohej nga Interpol Belgjika
Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare në Ulqin, në pikën e përb...
-
Aksion i madh i policisë dhe prokurorisë në Prizren, rreth 100 policë të përfshirë
Një aksion i madh policor po zhvillohet nga policia në bashkëpunim me Prokuro...
-
Irani arreston një shtetas gjerman, e akuzon për spiunazh
Irani ka arrestuar një shtetas gjerman të akuzuar për “spiunazh në zona të nd...
-
Peci nga një arë flet për një “rekord të ri në bujqësi’’, thotë se erdhi edhe për shkak të ‘‘luftimit të krimit dhe korrupsionit’’
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një videoadresimi nga Isto...
-
‘Mafia energjetike’: Bajrami i fton publikisht në debat televiziv Albin Kurtin dhe Artane Rizvanollin
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka ftuar publiki...
-
Rriten çmimet e biletave të autobusëve edhe nga Podujeva në Prishtinë, ja sa do të kushtojë nga dita e hënë
Qytetarët e Podujevës që udhëtojnë me autobus drejt Prishtinës, nga data 23 q...
-
Shqiptarët “pushtojnë” New Yorkun në paradën kuqezi
Komuniteti shqiptar në New York ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “...
-
Rizvanolli thotë se s’ka import të energjisë nga Serbia: Beogradi nga 2020’ta e ka bllokuar tregtimin
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar në lidhje me r...
-
Inxhinierja Ymeri kritikon ashpër Rizvanollin- “Para se të na flasësh për energji, ja ku e ke publikimin që Qarkullimi Fizik i rrymës vjen nga Serbia”
Inxhinierja, Janina Ymeri, ka bërë një reagim në lidhje me një status të mini...
-
Arrestohen dhe ndalohen nënkoloneli dhe kapiteni policor të suspenduar në Pejë
Janë arrestuar dhe ndaluar nënkoloneli Prek Tuna dhe kapiteni policor Nexhat ...
-
Digj*et një depo me mjete pune në Rogovë të Hasit, s’ka të lënduar
jarrfikësit e Gjakovës kanë njoftuar për një ndërhyrje të shpejtë në Rogovë t...