Lajme

U lëndua në vendin e punës, burri nga Rahoveci përfundon në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 30 May 2022

Një person i gjinisë mashkullore ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Viktima fillimisht për trajtim mjekësor është dërguar në spitalin e Gjakovës e më pas në QKUK në Prishtinë, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti i lëndimit ka ndodhur në Rahovec.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

ASGJESIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS /Rahovec 29.05.2022 – 11:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime. Viktima fillimisht për trajtim mjekësor është dërguar në spitalin e Gjakovës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera