Lajme

U kap me gjashtë paketime drogë, arrestohet 45-vjeçari në Komoran

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 20 August 2022

Një person është arrestuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, më saktësisht në fshatin Komoran.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të veturës, te rrota rezervë në bagazh atij i janë gjetur gjashtë paketime me substancë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit heroinë, ndërsa janë konfiskuar edhe dëshmi tjera.

Personi i arrestuar është I.B, 45 vjeç. Me aktvendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

-Advertisement-

“Policia duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit: I.B., (viti i lindjes 1977). Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në trafikim me narkotik

Prishtinë, më 20 gusht 2022

Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, nën dyshimin se një i dyshuar merret me trafikim me lëndë narkotike, sot, më 20.08.2022, në ora 12:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), kanë ndalur një veturë, pasi dyshoje se më të po kryhej bartje e lëndëve narkotike.

Policia gjatë kontrollit të veturës në bagazh, te rrota rezervë, kanë hasur gjashtë paketime me substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë. Po ashtu janë konfiskuar edhe dëshmi tjera.

Policia duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit: I.B., (viti i lindjes 1977). Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar.

I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”. Me aktvendim nga prokurori të njëjtit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera