Sport

U dëmtua me Portugalinë, por CR7 qetëson juventinët: Kthehem për 2 javë

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 26 March 2019

Cristiano Ronaldo u dëmtua mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Portugali-Serbi dhe doli nga fusha në minutën e 30. Kapiteni luzitan pati një dëmtim muskular pas një sprinti dhe kërkoi zëvendësimin.

Kjo gjë alarmoi tifozët e Juventusit, por ishte vetë CR7 që vendosi t’i qetësonte ata: “Nuk jam i shqetësuar për dëmtimin sepse e njoh trupin tim. Janë gjëra që ndodhin. Jam i qetë sepse e di që do të kthehem pas një ose dy javësh”.

Në orët e ardhshme mjekët e Juventusit do të kryejnë vizitat e rastit dhe do të njoftojnë kohëzgjatjen e rekuperimit të Cristianos. Në 10 prill bardhezinjtë luajnë ndaj Ajax ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League dhe pikërisht kjo përballje është në rrezik për portugezin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera