Lajme

Tym në një aeroplan, evakuohen udhëtarët në Cyrih

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 20 October 2022

Në aeroportin e Cyrihut kanë konfirmuar operacionin. Arsyeja e përhapjes së tymit ende nuk dihet.

Aeroplani Boeing 787-9, i kompanisë ajrore Etihad Airways, duhej të nisej nga Cyrihu në orën njëmbëdhjetë në drejtim të Abu Dhabit, transmeton albinfo.ch. Por, pak para ngritjes së tij në ajër, në avion u shfaq tym.

-Advertisement-

Në vend që të ngrihej, pasagjerët e fluturimit me numër EY74 të Etihad Airways u desh të evakuoheshin në pistën e aeroportit të Cyrihut. Makina u shoqërua nga mjetet e shpëtimit, siç tregojnë burimet e 20minuten.ch.

Për shkak të zhvillimit të tymit në bordin e Boeing 787-9 (“Dreamliner”), pasagjerët duhej të largoheshin nga avioni.

Urs Eberle nga Mbrojtja dhe Shpëtimi i Cyrihut ka konfirmuar operacionin në një prononcim për 20minuten.ch. Arsyeja e zhvillimit të tymit ende nuk dihet. Ndërkaq, një zëdhënëse e mediave për aeroportin e Cyrihut ka thënë për blick.ch se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera