Trumpi i ofron përkrahje Johnson-it: Ai është shumë i fortë, nuk dorëzohet
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 07 April 2020
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u është bashkuar udhëheqësve botërorë në përkrahje të kryeministrit britanik, Boris Johnson, duke i dëshiruar shërim të shpejtë pasi u dërgua në kujdes intensiv shkaku i infektimit me koronavirusi.
Duke folur gjatë një konference për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi tha: Dua t’ia dërgoj uratat më të mira një miku tim të madh dhe një miku të madh të kombit tonë, Boris Johnson.”
“Jemi shumë të pikëlluar me lajmin se ai u dërgua në kujdes intensiv. Të gjithë amerikanët po luten për të. Ai vërtet është dëshmuar si mik i mirë. Ai është shumë i fortë, i vendosur. Nuk tërhiqet, nuk dorëzohet”, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan tha gjithashtu para gazetarëve se ka kërkuar nga tri kompani të ilaçeve që të kontaktojnë me Londrën menjëherë për t’i ofruar mbështetje mjekësore kryeministrit britanik.
“Do të shohim nëse mund të ofrojmë ndihmë. I kemi kontaktuar të gjithë mjekët e Boris-it dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai.
Urime për shërim të shpejtë kryeministrit britanik i dërgoi edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. “E tërë përkrahja ime për Boris Johnson-in, familjen e tij dhe popullin britanik në këtë kohë të vështirë. Uroj që ta kalojë shpejt këtë sprovë”, tha kreu i Francës.
Të tjera
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...
-
Policia gjen dy bun*erë dhe ąrmë zjąrri në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit
Policia e Kosovës njofton se gjatë një operacioni të koduar ‘Baroni’ në rajon...
-
Ish-presidentja Jahjaga tregon si ia siguroi Kosovës pajisjen mjekësore 1.5 milionëshe nga Fondacioni Alwaleed
Ish-presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga, ia ka siguruar QKUK-së një pa...
-
Maqedonci thotë se “Ushtari më i mirë 2024” tregon për nivelin e bashkëpunimit të FSK-së me vendet partnere
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtj...
-
Sveçla me Hoxhën dhe Hodajn, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drej...
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri, dyshohet se manipuloi me orët shtesë
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar policisë suspendimin e një to...