Lajme

Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 25 April 2024

Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposhtjes së paevitueshme” të Moskës, ka thënë të enjten ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski.

“Nuk jemi ne, Perëndimi, që do të duhej të frikësoheshim për një përleshje me Putinin, por pala tjetër”, ka thënë Sikorski gjatë një fjalimi në dhomën e ulët të Parlamentit të Polonisë, raporton “Politico”, transmeton Klankosova.tv.

“Vlen të risillet në vëmendje kjo, jo për të rritur ndjenjën e kërcënimit tek rusët, sepse NATO është një pakt mbrojtës, por për të treguar se një sulm i Rusisë ndaj ndonjë prej anëtarëve të Aleancës do të përfundonte në disfatën e saj [të Rusisë] të pashmangshme”.

-Advertisement-

Sikorski, i cili po parashtronte vizionin e kryeministrit polak Donald Tusk për politikën e jashtme të qeverisë së re, tha se potenciali ushtarak dhe ekonomik i Rusisë “zbehet në krahasim me atë të Perëndimit”, pasi NATO ka tre herë më shumë personel ushtarak, tre herë më shumë se burime ajrore dhe katër herë më shumë anije se Rusia.

“Shpresa e vetme e Putinit është mungesa jonë e vendosmërisë”, paralajmëroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera