Lajme

Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 24 April 2024

Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se “BDI manipuloi me vota joshqiptare dhe nuk deshi të koordinohej për president shqiptar”.

“Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari. Bashkë, pa hile, me vendosmëri!”, ka shkruar Taravari.

-Advertisement-

Nga 81 përqind të votave të numëruara, Arben Taravari ka marrë 72.373 vota, kundrejt 102.565 votave të Bujar Osmani.

Bujar Osmani, kandidat i Frontit Evropian për president të Maqedonisë së Veriut, ka shpallur fitoren e këtij fronti në kampin shqiptar.

Në selinë e BDI-së, ai ka shpallur fitoren.

“Më lejoni që përpara jush të shpall fitoren e thellë”, u shpreh ai, derisa ka përmendur qytetet ku ka fituar BDI-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera