Ekonomi

“ Trepça” blen gozhda 3 mijë e 600 euro

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 13 April 2018

Kanë punë me nëntokën, por për këtë iu nevojiten edhe binarët. Punëtorët e Gjiganit Metalurgjik “Trepça”, po kanë nevojë për gozhda që të ndërtojnë binarët për Minierë, shkruan Infokusi.com.

Miniera e Trepçës ka shpallur tender në vlerë prej 3 mijë e 640 euro për furnizim me gozhda për binarë.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit për dhënie të kontratës që ka publikuar Miniera në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

-Advertisement-

Në bazë të njoftimit të publikuar në KRPP,  për këtë tender po del të ketë pasur kogja të interesuar. Gjithsej 10 kompani kanë dorëzuar oferatat e tyre që ta furnizojnë gjigantin metalurgjk me gozhda. Por, fituese është shpallur kompania P.U.T. ” Coning ”

Kontrata është dhënë më 10 prill 2018, ndërsa planifikohet të nënshkruhet më 20 prill të po këtij viti./Infokusi

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera