Lajme

Tragjedia me emigrantët, reagon kryeministri britanik: Ndaj dhimbjen time për ngjarjen

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 14 December 2022

Kryeministri britanik Rishi Sunak pranoi incidentin në Kanalin Anglez në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 4 emigrantë humbën jetën pasi gomonia e tyre u fundos.“Jam i sigurt që e gjithë Dhoma do të ndajë dhimbjen time për përmbysjen e një varke të vogël në Kanal në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe humbjet tragjike të jetës njerëzore”, tha Sunak,

“Zemrat tona shkojnë për të gjithë ata që janë prekur dhe nderimet tona për ata që janë përfshirë në operacionin e gjerë të shpëtimit”, shtoi ai.Fjalët e tij u bënë jehonë nga udhëheqësi laburist Sir Keir Starmer, i cili tha se lutjet e tij shkojnë për viktimat dhe të mbijetuarit.

“Është një kujtesë se bandat kriminale që drejtojnë ato rrugë vënë në rrezik jetën e të dëshpëruarve dhe përfitojnë nga mjerimi i tyre”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera