Sport

Tragjedia e futbollistit afrikan, vdiq pas intervistës ku fliste për sëmundjen e vet

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 26 April 2019

Një tragjedi e re në botën e futbollit: Papy Faty, futbollist nga Burundi, është ndarë nga jeta gjatë një ndeshjeje futbolli në Svaziland, mes ekipit të tij Malanti Chiefs dhe Green Mamba.

Pas vetëm 15 minutash nga fillimi i ndeshjes Faty ra në tokë pa ndjenja dhe më pas transportimi urgjent në spital nuk pati vlerë, pasi futbollisti fatkeq mbërriti i vdekur.

Faty ishte vetëm 28 vjeç dhe ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së Burundit, që muajin e shkuar bëri histori, duke u kualifikuar për herë të parë për në Kupën e Kombeve.

-Advertisement-

Tragjedia e tij ishte paralajmëruar në një farë mënyre nga vetë mesfushori, sepse në janar kontrollet mjekësore i kishin zbuluar një problem në zemër dhe mjekët i këshilluan të operohej, ose të linte futbollin.

Këtë të mërkurë revista afrikane ‘Soccer Laduma’ publikoi një intervistë të gjatë të Faty, i cili rrëfente se mjekët i kishin thënë që mund të vdiste dhe tregonte gjithë historinë e sëmundjes së tij. Vetëm një ditë më vonë ish-futbollisti i Trabzonsporit u nda nga jeta!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera