Lajme

“Trafiku Urban” ka një njoftim me rëndësi për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 19 July 2022

“Trafiku Urban” ka njoftuar se nga 20 korriku do të zgjasë orarin e qarkullimit të autobusëve për disa linja, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrje, ndryshimi i orarit do të bëhet për linjat 1, 1A, 3 dhe 4.

Zgjatja e orarit për këto linja do të bëhet deri në orën 24:00.

-Advertisement-

‘Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, NPK “Trafiku Urban” SH.A me datën 19.07.2022 pranon vendimin për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve të TU. Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve fillon nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera